NËNË STANA E KRYETARI ALBAN HYSENI, NDEROJNË DËSHMORËT E KOMBIT NË GJILAN
Nënë Stana, Nëna e UÇK-së, në orën 10:00, më 11 Janar 2025, në Gjilan në nderim të Flakës së Janarit, nderoi duke vendosur lule në nderim të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, e shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe Ministri Mbrojtjes Ejup Maqedonci!
Dalja me madhështi e Nënës shqiptare katolike, Nënë Stanës, Nënës së UÇK-së, e cila krenare dhe ballë lartë, me hap shekujsh, hapëronte në dorë me nga një lule kuqe, varr më varr, duke i nderuar luftëtarët e lirisë, ushtarët e lavdishëm të UÇK-së, Dëshmorët e Kombit: Pajazit Ahmetin, Muharrem Ibrahimin, Bahtir Jahirin, Enver Miftarin dhe Fadil Jakupin!
Të gjithë të pestit, janë të rënë të lirisë, të cilëve Nëna e gjallë, heroinë e kombit, ju ka gatuar dhe ju ka dhënë bukë, nga duart e Saja të arta, në Shtëpinë Bazë të UÇK-së, në Lagjen Peshter në fshatin Brus, atje në bjeshkët e pamposhtura, në lartësinë mbidetare 950 m!
Nderimi i Nënë Stanës, do të mbetët një nga nderimet më të mëdha historike në varrezat e Kodrës së Heronjtve dhe Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, sepse Ajo është një dhe e vetme, që i ka ushqyer sikur bijtë e saj, Ata, pesë nga të cilën qëndrojnë të pavdekshëm në Panteonin Kombëtar në Gjilanin e Heronjëve të Kombit, që derdhën gjakun në muajin Janar, sikur janë të pavdekshmit: Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Reshat Ymeri dhe Xhevat Qerimi!
Mundësia që ia krijoi Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, Nënë Stanës, që të nderonte Dëshmorët e Kombit në përgjithësi dhe Ata që iu kishte përgaditur bukën me duartë e saj në veçanti, e shoqëruar nga Ai dhe duke e mbajtur fuqishëm për dore, do të mbeten foto historike, të cilat sa më shumë që të kalojë koha, aq më shumë do tu shtohet vlera dhe do të mbeten të pa shlyera në memorien kombetare!
Lavdi të rënëve për liri!
Jetë të gjatë Nënë Stanës, Nënës së UÇK-së!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 11 Janar 2025!