NËNË STANA, NËNË TEREZA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
Shumë e dashura dhe shumë e nderuara Nënë Stana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
I nderuar Kryetar i Gjilanit Alban Hyseni, e nderuara nenkryetare e Gjilanit znj. Bunjaku, i nderuar Drejtor i Kulturës Kushtrim Zeqiri,
Të dashur bashkëluftëtar e shokë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi!
Të nderuara vajza dhe djem tjerë, familjarë e miq, ngado që keni ardhur, të Nënë Stanës!
E dashura Mikja ime dhe e shumë atdhetarëve e patriotëve nga Gjilani e nga Kosova, vajza e Heroit të Popullit Bardhok Biba, e nderuara Marie Biba, mirë se ke ardhur në Gjilanin liridashës!
Të nderuara familje të dëshmorëve e invalid të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
I nderuar Komandant e zv. Komandant i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ahmet Isufi e Shemsi Syla!
I nderuar Komandant i FSK-së,
Të nderuar ish-të burgosur politik, atdhetar e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të UÇPMB-së e të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Të nderuar priftërinjë të Kishës Katolike shqiptare Dom Shtjefën dhe Dom Frrok,
Te nderuara Motra të Nderit të Kishës Katolike Shqiptare,
Të nderuar të pranishëm!
Zonja dhe zotrinj!
E dashura Nëna Stanë,
Këtu në këtë sallë, të mbushur përplot, në numër shumë të madh, janë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë ardhur gjatë luftës në shtëpinë Tende në Peshter te Brusit, e të cilët, Ti i ke pritur dhe ju ke uruar mirëseardhje, ju ke gatuar buk dhe jau ke shtruar sofren, me formulen e famshme shqiptare, shtëpia është e mysafirit dhe e zotit, me buk, krip e zemer!
Nëna Stanë,
Dalja Jote, më 11 Janar 2025, me aq madhështi triumfale të Nënës shqiptare katolike, e ka bazën e të qenurit Nënë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Nëna Stanë,
Ti me atë hap krenarie dhe ballë lartë, me atë hap shekujsh, hapëroje si Ajkunë, me nga një lule të kuqe në dorë, varr më varr, duke i nderuar luftëtarët e lirisë, ushtarët e lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dëshmorët e Kombit, ata të cilët ishin ushqyer nga duart tua të arta: të pavdekshmit Pajazit Ahmeti, Muharrem Ibrahimi, Bahtir Jahiri, Enver Miftari dhe Fadil Jakupi!
Nëna Stanë,
për luftëtarët e lirisë, ushtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Ti je Nënë shpirti, Ti je Nënë zemre, Ti je Nënë buke, Ti je Nënë lufte, Ti je Nënë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por e tillë na u duke edhe kur e ndeze Flakadanin e Flakës së Janarit në ballkonin e Teatrit të Qytetit në Gjilan!
E dashur Nëna Stanë,
a e sheh, a po bindesh, se nuk të ka përcaktuar rastësisht Kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, me ta kushtuar Akademinë Qendrore të Flakës së 17 Janarit 2025!
Fort i nderuar dhe i dashur Kryetar i Gjilanit Alban Hyseni, në cilësinë e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-Zëdhënësit të Zonës Operative të Karadakut, gjej rastin publikisht të të falenderoj dhe të shpreh mirënjohjen time të madhe për këtë nder të madh që ia ke bërë Nënë Stanës!
Të nderuar të pranishëm,
Faleminderit stërgjyshërve tanë, që duke mos e braktisur fenë e të parëve, nuk janë shpërngulur nga Brusi!
Ata duke jetuar në maja të bjeshkëve kreshnike shqiptare, në lartësitë mbidetare mbi 950 metra ashtu sikur është Lagjja Peshter, na u bë e mundur që gjatë luftës, ta kishim një nga bazat e fuqishme të shtëpive bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atë fortesë natyrale shqiptare, ku e kishte piketuar edhe më herët strategu ynë i madh kombëtar, Komandanti i lavdishëm i Partisë të Luftës së Kosovës, Heroi i Kombit Rexhep Malaj!
Të nderuar të pranishëm,
Nëna Stanë, edhe i ka pasur djemt ushtar, edhe ju ka dhënë buk ushtarëve të UÇK-së, pra Nëna Stanë, bënë pjesë në mesin e Nënave të mëdha, e cila edhe me bashkëshortin e saj Bacën Nua, edhe me djemt e vajzat, me nipat e mbesat edhe me shtëpinë, të gjitha i kishte vënë në funksion e në shërbim të luftës!
Nënës Stanë,
Ja kanë sjellur në shtëpi luftëtarët e lirisë, djemt e saj, por edhe nga shtëpia me siguri maksimale, ia kanë tërhjekur dhe kështu me hyrje e dalje, më përcjellje dhe me disciplinë të hekurt ushtarake, ka funksionuar koridori i famshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zhegoc-Verbicë-Brus dhe Brus-Mramor-Marec e anasjelltas!
Në kohë luftërash e bllokadash, armiqt dhe tradhtarët dëshirojnë të të lënë edhe pa buk, dhe Ti Nënëmadhe, duke e ditur se buka në kohë lufte është si fisheku, nuk lejove që bijtë e popullit, ushtarë të UÇK-së, të ishin pa bukë e të pangrenë!
Nëna Stanë,
Bukëdhënsja historike e ushtarëve dhe ushtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbetet një nga Nënat e mëdha të Kombit, e cila në historinë luftarake e çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës, do të radhitet përkrah nënave të lavdishme, që për Atdheun dhanë e bënë gjthçka, që Ai të jetë i lirë dhe i pavarur nga Serbia pushtuese!
Nëna Stanë,
Të gjithë duhet ta dijnë se Ti dhe fëmijët tuaj në familjen Tende, gjatë kohës së luftës, keni mbushër ujë në krua, 500 metra larg shtëpisë, të cilin me enë të ndryshme, ne duar e krah dhe e keni bartur edhe të ngarkaur në kali dhe ju keni dhënë të pijnë ujë ushtarët e UÇK-së, pastaj me atë ujë keni zier gjellra të ndryshme për tua shtruar sofren me bukë, çlirimtarëve të Atdheut!
Të nderuar të pranishëm,
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila edhe falë angazhimit të familjes Tënde e dashura Nëna Stanë, sikur edhe e pjestarëve tjerë të familjeve shqiptare katolike në të gjitha pjesët e Kosovës, shpartalloi me sukses platformën maltusiane dhe përqarëse të Akademisë serbe dhe të kryexhelatit Milosheviq, për të na shkatërruar në baza fetare dhe etiketimin e ushtrisë tonë çlirimtare si fundamentaliste islamike, pra kanë dështuar me turp dhe do të dështojnë kurdoherë, sepse Kosova as nuk ka qenë e as nuk do të jetë kurrë fundamentaliste islamike e antiamerikane dhe anteuropiane, ashtu siç dëshiron ta paraqesë propaganda armiqsore serbe dhe aleatet e saj, sepse shqiptarët e ardhshëm, do të dijnë ta drejtojnë drejtë e saktë shtetin tonë të ri Kosovën, në integrime euroatlantike, prandaj fuqishëm e themi se UÇK, ishte akti madhor dhe projekti fitimtar i përmbylljes me sukses, të përpjekjeve shekullore kundër Serbisë pushtuese e tradhëtarëve, e cila me ndihmën ushtarake të aletaës tonë të madhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, u bë çlirimtarja përfundimtare e tokës tonë të pushtuar!
E dashura Nëna Stana!
Faleminderit përgjithëçka që kë bërë në luftën për çlirimin e Kosovës nga zgjedha pushtuese serbe!
Uroj e lutëm, që zoti të të jep jetë e lumturi në familjen Tënde të madhe, liridashëse e çlirimtare!
Shteti i Kosovës në veçanti, dhe kombi shqiptar në përgjithësi, nderimet për Ty, nuk do t’i ndalë kurrë!
Ta kemi borgj Nënë!
E kemi obligim Nënë!
Nëna Stanë,
Ti je Nënë e madhe shqiptare katolike, Ti je njëra nga motrat e të famshmes Nëna Terezë, Ti Nënë Stanë, je Nëna Terezë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Jetë të gjatë e të lumtur Nëna Stanë!
Të ruajtë zoti Nënë!
Ismet Sylejmani,
Gjilan,17 Janar 2025!