
NËNË STANA, PËR HERË TË PARË PAS 26 VITEVE, FTOHET NGA KRYETARI ALBAN HYSENI, NË FESTËN E 8 MARSIT NË GJILAN
Festa e 8 Marsit të vitit 2025, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ishte e veçantë për një grua të madhe shqiptare, për Nënë Stanën, për Nënën e UÇK-së!
Heroina e gjallë, Nëna Stanë Gashi, për herë të parë pas përfundimit të luftës së UÇK-së, është ftuar nga një institucion shtetëror e nga një personalitet siç është Kryetari i Gjilanit
Për herë të parë, pas 26 viteve, Nënë Stana, ftohet zyrtarisht nga Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, në festën e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas!
Nënë madhja e UÇK-së, Stana Gashi, Nëna shqiptare katolike, ka pritur 26 vite, që të vinte dita kur Ajo do të ftohej në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars 2025!
Për herë të parë Nënë Stana, ashtu e thjeshtë dhe fjalpake siç është, takohet në Ditën Ndërkombëtare të Gruas me gratë të cilat janë me kontribute të ndryshme në luftën për liri e çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Urime 8 Marsin Nëna Stana, Nëna e UÇK-së!
Urime 8 Marsin,të gjitha Nënave, grave dhe vajzave të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Nderim për Nënat tona që janë të paharruara!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 8 Mars 2025!