NËNË STANA TË DEKOROHET ME TITULLIN “NDERI I KOMBIT”
E lexova me vëmëndjen që meritom çdo shkrim me fytyrë nëne.
UÇK dhe BUKA E NËNË STANËS.
Në shkrim nuk përdor fjalën nënë vetëm në kuptimin e nominativ, por edhe atë figurativ duke të nxit emocione të thella.
Fjalët kanë nuanca të ndryshme kuptimore, sepse dalin në kontekst…nënë me 11 fëmijë, 8 djem e 3 vajza, nënë shqiptare e besimit katolik…
Në ketë tregim vërejmë një ndikim të kuptimtë te rolit të bukës me një forcë jashtzakonisht të madhe nga duar nëne.
Janë gratë dhe nënat ato të cilat ngarkohen më tepër me përgjegjësinë për të siguruar ushqim, por janë pikërisht ato që konsumojnë më pak se familjarët e vet.
Nëpërmjet detajeve si ora 1 e nates, tre djem në UÇK, Filip Gashi, Fatmir Gashi dhe Viktor Gashi, arrin qëllimin e vet, që gjuha e shkrimit të jetë dinamike.
Ajo ka dashuri të qartë për luftëtarët, sepse realiteti dëshiron të thotë veprimin e vet duke i ngrohur dhe mirëpritur.
Nënat heroina, të pagjuma, plot mirësi dhe bujari.
Nënat që sakrifikojnë çdo gjë për fëmijët e tyre e kanë mëkuar me gjuhën shqipe, me ninulla, me brumin në magje…
Nëna ka superfuqinë që të gjejë gjërat që janë në mendjen e njeriut përballë.
Një nënë pranon pyetjet dhe lejon të shprehesh.
Ajo hesht, është plot durim dhe mund të presë përgjithmonë.
Edhe nëse një nënë e di se si është lindja, ajo me guxim e bën atë përsëri pasi e ardhmja e familjes, kombit është gëzimi i saj më i madh.
Nënë do të thotë sakrificë, vetmohim, përgjegjësi, dritë e jetës.
Nënë do të thotë të ripërtërish jetën dhe të bësh botën më të bukur.
Njeriu ka virtyte, të cilat kurrë nuk do kuptohen po të mos mishëroheshin te nënat, te fjala më magjike, më e bukur, më shpresëdhënese.
Ajo është jo vetëm gjysma e botës, por dhe drita e botës.
Nënat duhen respektuar çdo ditë.
Ato meritojnë shumë, pasi bëjnë punë heroike në heshtje.
Nënë!
Fjala më e bukur në botë!
Gjithçka që bën një nënë nuk ka të krahasuar me asnjë vepër në jetë.
Në çdo situatë një nënë di të falë, sepse e tillë është ajo, për këtë ka ardhur në botë, ta duash e reapektosh shumë, sepse sakrifica e saj sidomos në rrethana lufte e varferie për fëmijët është sublime.
Nëna lind e rrit dhe nuk lodhet duke kërkuar të mësojë qëllimin e jetës te mirësia, te fëmijët e saj e tu kushtojnë çdo përpjekje e mendim.
Nëna të qëndron pranë dhe të mëson të jesh njeri.
Do dëshiroja që nënë madhja e këtij shkrimi të merte titullin më të lartë, “Nderi i Kombit”Ato janë shumë në Kosove.
(Kryqi katolik mbi kokën tuaj në foto e bën të veçantë këtë nënë)
Flora Agolli,
Tiranë , 13.09.2024