Nënë Vanga ka dhënë dy lajme, një të mirë, një të keq

24 dhjetor 2020 | 08:33

Baba Vanga, gruaja e verbër që thuhet se ka parashikuar sulmet e 11 shtatorit dhe Brexitin, ka bërë parashikime edhe për vitin 2021. Emri i vërtetë i Baba Vangës është Vangelia Gushterova dhe njihet gjerësisht si Nostradamusi i Ballkanit.

Ajo humbi shikimin në moshën 12-vjeçare dhe pretendoi se në të njëjtën kohë Zoti i dha aftësinë që të shikonte të ardhmen. Baba Vanga ka parashikuar se universi do të shkatërrohet në vitin 5079, ndërkohë që ka folur edhe për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, apo vdekjen e Princeshës Diana.

Sa i përket vitit të ardhshëm, Baba Vanga ka parashikuar se do të gjendet një kurë për kancerin. Këtë gjë e ka thënë pak përpara se të vdiste në vitin 1996.

“Në fillim të shekullit 21 njerëzit do ta zhdukin kancerin. Do të vijë dita që kanceri të lidhet me zinxhirë hekuri”, ka thënë ajo.

Por nga ana tjetër gjërat nuk duken mirë për presidentin Donald Trump. Sipas Baba Vangës, ai do të vuajë nga një sëmundje misterioze. Gruaja e verbër ka parashikuar që presidenti i 45 do të vuajë nga një sëmundje që do ta lërë shurdh dhe do t’i shkaktojë dëmtime në tru.

Ajo ka një parashikim të egër sa i përket ekonomisë, ku thotë se do të bjerë për Evropën. Presidentit Vladimir Putin do t’i bëhet një tentativë vrasjeje ndërsa ekstremistët islamikë do të ndërmarrin një sulm në Evropë.

“The Mirror” shkruan se ajo ka parashikuar që për këtë të përdoren armë kimike.

Parashikimi më i çuditshëm në fakt është ai i dragoit. Sipas Baba Vangës në 2021-shin planetin do ta marrë një dragua. Megjithatë askush nuk i merr fjalë për fjalë parashikimet e saj. Interpretuesit mendojnë se “dragoi” është Kina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa hajdutë kanë hyrë në shtëpinë e një gjyshi 94-vjeçar …