Nënën dhe babanë ia vranë natën e 7 tetorit, kjo është më e vogla nga pengjet e liruara nga Hamasi
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotot e ribashkimit të 4-vjeçares Abigail Idan me xhaxhallarët dhe gjyshërit e saj pas lirimit të saj nga Hamasi.
Për fat të keq, nëna dhe babai i saj iu vranë përpara syve më shtatë tetor, përpara se të merrej peng në Gaza nga militantët islamikë palestinezë.
Vogëlushja u lirua të dielën, më 26 nëntor dhe siç përshkroi gjyshi i saj, në fillim nuk u besoi syve kur pa fotot e mbesës së tij duke u kthyer për në Izrael.
“Ishte thjesht tronditëse. Nuk e besova derisa e pashë”, u tha ai gazetarëve jashtë shtëpisë së tij.
“Tani jam e qetë, por jo plotësisht e qetë sepse ka lumturi, por ka edhe mungesën e prindërve të saj”.
Prindërit e vajzës së vogël u vranë nga Hamasi në shtëpinë e tyre në Kibbutz Kfar Aza. Kujtojmë se bashkë me Abigailin, u liruan të dielën edhe 13 pengje të tjera nga Izraeli, tre persona me kombësi tajlandeze dhe një rus.