Nënës nga Obiliqi ia marrin vajzën dhe tentojnë ta nxjerrin jashtë Kosovës
Një burrë dhe një grua, pa pëlqimin e të ëmës nga Obiliqi, ia kanë marrë asaj vajzën tri vjeçe.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30 ndërsa, siç shkruhet në raportin e policisë, të dyshuarit kanë tentuar të udhëtojnë jashtë Kosovës me vajzën re vjeçare përmes pikës kufitare në Jarinjë.
Aty të njëjtët janë ndaluar nga policia.
Fëmija i është kthyer nënës, ndërsa për këtë ngjarje policia ka hapur rast.
“Fsh. Plemetin, Obiliq 04.12.2020-11:30. Raportohet se të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar-e, pa pëlqimin e viktimës –ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë, ku edhe janë ndaluar. Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit fëmija i kthehet nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të PK-së.