Nënkolonel Besim Gashi përfaqëson Kosovën si atashe i mbrojtjes në Gjermani
Nënkolonel Besim Gashi do ta përfaqësojë Kosovën si atashe i mbrojtjes në Republikën Federale të Gjermanisë.
Lajmin e ka bërë me dije ambasadori në detyrë i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj. Me këtë rast, Cufaj i ka uruar suksese Gashit për detyrën e re.
“Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin sot i është shtuar një koleg i ri. Nënkolonel Besim Gashi, atasheu i mbrojtjes i Republikës së Kosovës do të përfaqësojë vendin tonë si atashe i mbrojtjes në Republikën Federale të Gjermanisë. Kosova është krenare me të kaluarën e saj dhe vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga e cila kanë dalë kuadro që janë shkolluar dhe profesionalizuar në akademitë më të forta të shteteve aleate. Nënkolonelit Besim Gashi i dëshirova mirëseardhje dhe sukses në misionin e tij të ri në një shtet kaq të rëndësishëm dhe aleat të pazëvendësueshëm siç është Gjermania”, ka thënë Cufaj.