Nënkoloneli shqiptar emërohet komandant i njësitit special ‘Renxherët’ në Maqedoni
14 gusht 2019
| 16:06
Nënkoloneli Mentor Saiti, është emëruar komandant i njësitit special ushtarak “Rexherët” të Armatës së Maqedonisë së Veriut.
Ai është një kuadër i dalluar ushtarak, i cili përpos akademisë ushtarake, ka kryer edhe specializim në Akademinë e ushtrisë tokësore të ShBA-së, shkruan “INA”.
Gjatë qëndrimit në ShBA, ai ka shënuar rezultate të shkëlqyera dhe është vlerësuar si ushtarak i dalluar, duke marrë edhe një titull si qytetar nderi i qytetit Levenvort në Kanzas të ShBA-së.
Ai gjatë kohë ka qenë pjesë e njësitit “Renxherët”.
Kjo është një nga gradimet e para udhëheqëse të shqiptarëve në Armatën e Maqedonisë, ku përfaqësimi në hierarkinë udhëheqëse është ende u ulët.
Mentor Saiti është nga Gostivari dhe është adhurues i sporteve të ndryshme.