Nënkomisarja e Policisë në Elbasan kërcënon gazetarët, përdor gjuhë fyese
Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani ka vijuar me komentet ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të këtij qyteti. Gjithçka nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.
Kostani ka bërë një postim mjaft fyes për punonjësit e medias në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar dhe se i kishin marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”, ndërkohë që në komente me një miken e saj shfryn tërësisht imagjinatën duke kërcënuar madje.
Në komunikim e sipër me mikeshën e saj të quajtur “Alda”, Nënkomisarja thotë se gazetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinave, ndërkohë që më poshtë e prish edhe më tepër gojën.
Pasi skandali i postimeve të saj shpërtheu në media, Nënkomisarja e bërë e famshme për gjaprin që mban në shtëpi ka fshirë komentet me fyerje, por ka mbajtur ende në profil postimin e pazakontë për një punonjës policie, i cili bie ndesh edhe me Rregulloren e Sjelljes së Punonjësve të Policisë së Shtetit./abcnews.al/
Më poshtë, komunikimi publik në Instagram i Nënkomisares Anisa Kostani dhe mikeshës së saj mbi punonjësit e medias: