Nënkryetari Hoti e drejtori Dinaj po qëndrojnë në Tokio
Nënkryetari i komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti dhe drejtor i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Gjakovës, Luan Dinaj, si dhe komandanti i zjarrfikësve të Gjakovës, Pashtrik Xërxa, po qëndrojnë në vizitë zyrtarë në Japoni.
Gjatë vizitës në Tokio, ata janë shoqëruar edhe nga Sekretari i parë i Ambasadës së Kosovës në Tokio të Japonisë, Arbër Mehmeti. Vizita kryesisht ka qenë e fokusuar rreth marrjes së njohurive dhe gatishmërisë për parandalimin e katastrofave të ndryshme.
Delegacioni kosovar ka pasur takim në Qendrën për Parandalimin e Katastrofave të Japonisë, ku janë pritur nga shefi i Qendrës – Masashi Kaneda, poashtu kanë vizituar edhe Akademinë Qendrorë të Zjarrfikësve të Japonisë, me ç’rast janë takuar më drejtorin Shoichi Tajima, i cili u ka konfirmuar mbështetjen e Akademisë të Japonisë në këtë fushë për komunën e Gjakovës
Ky takim dhe kjo vizitë është shumë e rëndësishme për komunën e Gjakovës, gjegjësisht për drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilën e drejton, Luan Dinaj, për të marrë ide dhe përvoja të reja, për te realizuar ne te ardhmen objektivat e kësaj drejtorie të cilën e udhëheq me mjaft sukses drejtori i saj Luan Dinaj.