Nënkryetari i AAK-së: E mbështesim LDK-në në qeverinë e re
09 prill 2020
| 23:28
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka deklaruar se AAK-ja është për krijimin e një qeverie të re, sa më shpejt aq më mirë.
Sipas tij, nëse mandatin për krjimin e qeverisë e merr LDK-ja, ata di e mbështetin dhe do të ishin pjesë e saj.“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është për krijimin e një qeverie të re, sa më shpejt aq më mirë.
Nëse mandatin për krijimin e kësaj Qeverie do ta marrë LDK, ne do ta mbështesim pa asnjë hezitim dhe njëkohësisht do të mund të ishim pjesë e kësaj qeverie, nëse kjo kërkohet prej nesh!”, ka shkruar Nitaj në profilin e vet në “Facebook”.