Nënkryetari i AAK-së e quan veprim populist heqjen e rrethojave në objektin e qeverisë

23 prill 2020 | 13:20

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, e ka quajtur veprim populist heqjen e rrethojave pranë objektit të qeverisë.

Ai ka thënë se edhe Policia e Kosovës duhet të tregojë nëse është pyetur për këtë.

“Policia e Kosovës duhet të sqarojë se a është pyetur për heqjen e rrethojave të objektit të qeverisë. A i ndryshon ky vendim rregullat e angazhimit për sigurimin e objektit? A duhet të angazhohen më shumë policë për sigurim? A ka ndryshim të protokolleve? Vendim populist totalisht i panevojshëm dhe që i komplikon më tej sfidat e sigurisë”, ka shkruar Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndërsa Qeveria e Kosovës ka thënë se heqja e rrethojave është bërë me arsyen që mos të ketë pengesa në shesh për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, deklaron se OBSH duhet të…