Nënkryetari i AAK-së në Vushtrri kalon në PDK
Nënkryetari i degës së AAK-së në Vushtrri, Rrahim Tahiri, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka bërë me dije se i është bashkuar PDK-së.
Postimi i plotë i tij:
NJOFTIM
Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë!
Sot, me datë 03.09.2019, për shkaqe objektive dhe mospërputhjes së interesave të qytetarëve vushtrrias me atë të partisë së AAK-së, jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e nënkryetariit të AAK-së, dega në Vushtrri.
Nga sot, nuk jam anëtar dhe simpatizant i AAK-së. Por, me tërë fuqinë time do ta mbështes Partinë Demokratike të Kosovës PDK, partia e cila ka vlera dhe premton të ardhme të ndritshme për vendin, popullin e mbi të gjitha për fëmijët tanë!
Nga partia e AAK-së dega në Vushtrri tërhiqen 5 nëndegë Strofc, Bequk, Gllavotin, Bivolak dhe Zhilivodë, dhe jemi në pritje të largimit edhe disa nëndegë tjera.
Me respekt Rrahim Tahiri!