Nënkryetari i AAK-së: Nuk e kemi marrë seriozisht mocionin e Vetëvendosjes
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se nuk e kanë marrë seriozisht mocionin e iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë Hoti, pjesë e së cilës është edhe partia e Ramush Haradinajt.
Nitaj i ka thënë “Epokës së re” se një nismë e tillë në këtë kohë është e panatyrshme.
“LV-ja si parti opozitare, këtë punë ka. Nuk është hera e parë që ajo ndërmerr nisma të tilla. Ju kujtohet edhe koha kur Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër. Që në ditët e para pati filluar sagën e një mocioni të mundshëm kundër qeverisë. Unë besoj se ky përcaktim është doktrinar. Duket pak e panatyrshme kjo nismë në këtë kohë, edhe e panatyrshme. Nisma e saj është krejtësisht legale. Nuk është se e kemi marrë seriozisht këtë punë dhe as që kemi diskutuar për të bile. Ajo po di, ajo le t’i grahë”, ka deklaruar Nitaj.