Nënkryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi: Ragip Xhaka do të jetë zëri ynë autentik në Kuvendin e Kosovës

12 dhjetor 2024 | 20:35

Nënkryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi në një urim të tij për kandidatin për deputet, Ragip Xhakën, ka thënë se Diaspora shqiptare më në fund do ta ketë zërin e saj autentik në Kuvendin e Kosovës.

“Numri 34 për Ragip Xhakën, është simbolika që PDK e ka nderuar kryetarin tonë dhe krenarinë e sportit ndërkombëtar, Granit Xhakën.

Si strukturë e degës i jemi mirënjohës kryetarit të partisë Memli Krasniqit dhe kandidatit për kryeministër z.Bedri Hamza për besimin e tyre që dega jonë të përfaqësohet dinjitetshëm në listën zgjedhore”, ka shkruar ndër tjera Krasniqi.

PDK po hyn në garën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, me besim të palëkundur në fitoren e kandidatit tonë, z.Ragip Xhaka.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër që nga fillimi ka besuar në vlerat e saja dhe për këtë i kemi dhënë besimin tonë kryetarit Xhaka, që ai të jetë zëri ynë autentik në Parlamentin e Kosovës.

Familja Xhaka na ka nderuar gjatë gjithë këtyre viteve me Taulantin e Granitin në fushën e gjelbërt.

Numri 34 për Ragip Xhakën, është simbolika që PDK e ka nderuar kryetarin tonë dhe krenarinë e sportit ndërkombëtar, Granit Xhakën.

Si strukturë e degës i jemi mirënjohës kryetarit të partisë Memli Krasniqit dhe kandidatit për kryeministër z.Bedri Hamza për besimin e tyre që dega jonë të përfaqësohet dinjitetshëm në listën zgjedhore.

Ne besojmë në fitore!

Fitorja jonë u dedikohet gjithë atyre burrave e grave që sakrifikuan gjithçka për një Kosovë ma të mirë! Diaspora shqiptare më në fund do ta ketë zërin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Adhurim Krasniqi

Nënkryetar i degës së PDK-së në Zvicër

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorë të huaj keqdashës synojnë ta minojnë demokracinë e Kosovës…