Nënkryetari i FC Kosova Düseldorf, Rrahim Hyseni, shtron darkë për FC Ballkanin e Arsim Kabashit
16 nëntor 2024
| 01:55
Klubi Futbollistik “Ballkani”, nga Suhareka ka udhëtuar pë Düseldorf pë të zhvillur ndeshjen futbollistike për kupën Kosovë-Mërgatë, kundër nikoqirit, Kosova Düseldorfit. Drejtuesit e klubit të shqiptarëve të Düseldorfit të drejtuar nga Bujar Neziri, i kanë bërë pritje madhështore lojtarëve dhe drejtuesve të klubit Ballkani, të kryesuar nga presidenti Arsim Kabashi. Nënkryetari i klubit FC Kosova Düseldorf, Rrahim Hyseni për nder të musafirëve nga Suhareka u ka shtruar darkë në njërin nga lokalet më të bukura në qytetin e Düseldorfit.
Ndeshja për kup Kosovë-Mërgatë do të zhvillohet ditën e dielë me fillim në ora 14:00, ku pritet të ketë spektakël të vërtetë.