Nënkryetari i komunës së Mitrovicës viziton fermerët në fshatin Bajgorë

14 qershor 2022 | 11:36

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural, Ferdi Kadriu, kanë vizituar disa fermerë në fshatin Bajgorë.

Gjatë kësaj vizite, fermerët Behxhet dhe Naim Beqiri njoftuan nënkryetarin Tahiri dhe drejtorin Kadriu lidhur me sfidat dhe vështirësitë të cilat po i hasin ata dhe fermerët e tjerë në përgjithësi, por njëkohësisht shpalosën edhe të arriturat e tyre, ku aktualisht në fermën e tyre posedojnë 30 krerë lopë, dhe kultivojnë mbi 2 hektarë tokë me patate.

Me këtë rast, drejtori i DBZHR-së, Ferdi Kadriu, ka thënë se fermerët e tillë janë shembujt më të mirë se si duhet shfrytëzuar të mirat që ofron natyra dhe toka e vendit tonë, njëherë në këtë mënyrë kontribuohet edhe në zhvillimin e sektorëve të ndryshme të bujqësisë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e trajnerit të kombëtares shqiptare në futboll, Edy…