Nënkryetari i komunës së Pejës kujton dëshmorin Tahir Berisha
26 maj 2020
| 22:58
Nënkryetari i komunës së Pejës, Fatmir Asllani e ka përkujtuar dëshmorin e kombin, Tahir Berisha në 28 vjetorin e rënies heroike.
“28 vite nga rënia heroike, i përjetshëm kujtimi për ty Tahir Lush Berisha”, ka shkruar Asllani në profilin e vet në “Facebook”.
Tahir Berisha ra heroikisht në fshatin Leshan pas një prite të organizuar nga policia serbe. Tahiri u bë frymëzim për gjeneratat e reja se si duhet të mbrohet atdheu.
(V.Z / Epoka e re)