
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e përkrah kërkesën për lulëkuqen
16 janar 2023
| 09:15
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka përkrahur kërkesën që lulëkuqja të bëhet symbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në postimin që ka bërë në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj shkruan: E mbështes zyrtarizimin e “Lulëkuqës së Kosovës” si simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë! Si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e mbështes këtë iniciativë të Bardhyl Mahmutit dhe të Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur'”.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” falënderon nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj për këtë mbështetje të rëndësishme.