Nënkryetari i LDK-së: Nuk dalim në protestën e Vetëvendosjes
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje i është drejtuar qytetarëve duke kërkuar mobilizim popullor për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.
Edhe partitë tjera opozitare e duan rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, por nga LDK-ja kanë thënë se nuk do t’i bashkohet protestës kundër “PANhajnisë” të cilën e ka paralajmëruar Kurti.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka përdorur një fjali të moçme kur është pyetur nëse do t’i bashkohen protestës së thirrur nga Albin Kurti.
“Jo nuk i bashkohemi protestave të tyre, se nuk i bëhemi bisht askujt”, ka thënë Veliu.
Ai ka thënë se e duan rrëzimin e Qeverisë, por jo përmes protestave.
“Ne e kërkojmë rrëzimin e Qeverisë, por jo me këto metoda. Këto metoda nuk janë të pranueshme”, ka deklaruar Veliu. (Express)