Nënkryetari i Listës Serbe pjesë e sanksioneve të ShBA-së
Milan Radojiçiq, nënkryetar i subjektit politik Lista Serbe është pjesë e sanksioneve që ShBA-ja përkatësisht Departamenti i Thesarit sot vendosi ndaj grupit të krimit të organizuar që operon në veri të Kosovës.
Lista përfshinë edhe bosin e krimit në veri, Zvonko Veselinoviqin dhe vëllain e tij Zharko Veselinoviq.
Sot, Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të ShBA-së ka targetuar 16 individë nga 24 entite në disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë njofton kjo zyrë përmes një komunikate për media.
Në komunikatë ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.
Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.