Nënkryetari i Listës Serbe: Shtërpca do të jetë pjesë e asociacionit
Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka reaguar pas heqjes së banerit “Mirë se vini në Asociacionin e komunave serbe” nga ana e Policisë së Kosovës në Shtërpcë.
Ai ka thënë se kjo komunë do të jetë pjesë e këtij asociacioni.
Në llogarinë e vet në “Twitter”, ai ka theksuar se “pjesë dërrmuese e popullit serb në Shtërpcë e donte këtë pa mëdyshje, dhe me rastin e aksionit të mbrëmshëm në të cilin, sipas informacioneve nga terreni, mori pjesë edhe një serb nga radhët e policisë së Kosovës”.
“Fatkeqësisht, ka edhe serbë, me emër dhe mbiemër, të cilët treguan mbrëmë se çfarë mendojnë për Asociacionin. Për fat të mirë, ata nuk kanë mbështetjen e popullit serb për politikën e tyre, sepse tjetër gjë janë fjalët, kurse diçka tjetër janë veprat”, ka shkruar Jevtiqi.