Nënkryetari i Listës Serbe thotë se Kurti po ik nga dialogu
03 qershor 2021
| 13:18
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka deklaruar të enjten se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ik nga dialogu me Serbinë.
Simiqi ka thënë se kryeministri Kurti po ik nga dialogu dhe se Prishtina nuk është e gatshme të arrijë një zgjidhje kompromisi që do të respektojë interesat e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
Simiqi ka thënë se sjellja e Kurtit, i cili ka njoftuar se do të shkojë në Bruksel për të diskutuar të ardhmen, dhe jo vazhdimin e dialogut të mëparshëm, nuk është një befasi për serbët në Kosovë, raporton “Tanjug”, përcjell “KK”.