Nënkryetari i LSI-së infektohet me Covid
09 nëntor 2020
| 13:28
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Petrit Vasili është infektuar me Covid-19.
Mediet në Shqipëri raportojnë se pasi rezultoi pozitiv, Vasili është karantinuar në shtëpi dhe ka marrë trajtim atje, ndërsa mësohet se sot ndodhet në spital.
Dalja e tij e fundit për mediet ka qenë më 28 tetor.