Nënkryetari i Mitrovicës inspekton pastrimin e lumit Trepça 

07 maj 2022 | 18:33

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, gjatë ditës së sotme ka vizituar lumin Trepça për të parë më afër veprimet e ndërmarra për pastrimin e këtij lumi dhe sigurimin e një mirëmbajtje sa më të mirë për këtë pjesë të qytetit.

Me këtë rast nënkryetari Tahiri, ka thënë se një ndër prioritetet e qeverisjes lokale padyshim është pastërtia dhe kujdesi ndaj ambientit, duke përfshirë këtu mirëmbajtjen e të gjitha hapësirave publike, me theks të veçantë pastrimin e lumenjve të qytetit të cilët janë një pasuri e madhe për qytetin e Mitrovicës.

Më tutje nënkryetari Tahiri ka vazhduar edhe tek Liqeni Akumulues ku është bërë kositja e barit, dhe ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët të cilët çdo ditë po përkujdesen që të kemi një mjedis sa më të pastër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase thotë se ka fundosur një anije ruse të…