Nënkryetari i Mitrovicës shpërndau dhurata për nxënësit
30 dhjetor 2021
| 15:33
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, sot ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Kaçanollit” në fshatin Kaçanoll, si dhe shkollën “Bislim Halimi” në fshatin Selac të Mitrovicës.
Me këtë rast, ai është mirëpritur nga mësimdhënësit e këtyre shkollave me të cilët ka bashkëbiseduar për kushtet dhe vështirësitë që i kanë hasur ata përgjatë këtij viti.
Gjatë këtyre vizitave nënkryetari Tahiri u ka shpërndarë dhurata të gjithë nxënësve për nder të festës së Vitit të Ri, duke u uruar atyre një vit më të mbarë dhe me plotë suksese të arritura.