Nënkryetari i Mitrovicës viziton shkollën fillore “Migjeni” në fillimin e vitit të ri shkollor
04 shtator 2024
| 11:52
Me rastin e fillimit të vitit shkollor, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Vesa Broja, drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit, Drita Kadriu dhe asamblisten e KK-së, Majlinda Kurti, kanë vizituar shkollën fillore “Migjeni”, të cilët uruan nxënësit për vit të mbarë shkollor dhe suksese te reja.
Nënkryetari Tahiri para nxënësve potencoi se është ditë gëzimi për të gjithë fëmijët që u hapën dyert e shkollave dhe u kthehen bankave, shoqërisë, mësimeve e lojërave të tyre.
“Jam i lumtur të shoh entuziazmin e nxënësve dhe përkushtimin e mësimdhënësve për një vit të suksesshëm shkollor”, është shprehur ndër tjerash nënkryetari Tahiri.