![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/nushi.jpg)
Nënkryetari i Prishtinës: Mbi 34 mijë qytetarë të prekur me Covidi kanë aplikuar për subvencione
05 tetor 2021
| 11:48
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka bërë me dije se deri në fund të muajit shtator mbi 34 mijë persona të prekur me Covid-19 kanë aplikuar për subvencione nga komuna.
Nga këto aplikime, ai ka thënë se 28 mijë qytetarë kanë marrë mjetet.
“Deri tash numri total i aplikimeve për subvencione tek personat që kanë qenë me Covid-19 është mbi 34 mijë qytetarë që kanë aplikuar. Përndryshe afër 28 mijë qytetarë janë të subvencionuar dhe vlera totale e tyre e kap vlerën gati prej 1.4 milion euro dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme me të cilën po tentojmë se paku me i mbuluar disa prej shpenzimeve të cilave qytetarët u nënshtrohen gjatë fazës së karantinimit”, ka thënë ai për “EO”.