Nënkryetari i Prishtinës tregon planet që kanë për trafikun e dendur
Trafiku i dendur vazhdon të jetë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve të komunës së Prishtinës.
E nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj ka deklaruar se po punohet intensivisht për përmirësimin e kësaj gjendje.
“Trafiku i dendur është një prej probleme më të mëdha të Prishtinës dhe është deklaruar si i tillë edhe nga qytetarët e Prishtinës. Ky ka qenë edhe njëri prej premtimeve të kryetarit Rama, që do të punojmë intensivisht për përmirësimin e kësaj gjendje. Rreth 200 mijë vetura qarkullojnë në qytet, 180 mijë vetura vijnë nga jashtë Prishtinës”, tha Zogaj.
Tutje, ai tha se do të bëhet instalimi i modelit “Parko dhe udhëto pastaj në qendër”.
“180 mijë vetura vijnë nga jashtë Prishtinës, tentojnë të futen deri në qendër dhe të parkohen aty, në mungesë të tyre parkohen nëpër lagje apo trotuare të Prishtinës, ose diku në hapësira publike, ku nuk e kanë vendin. Nëse ne punojmë në parkingje të cilat janë në periferi, do të instalojmë modelin “Parko dhe udhëto pastaj në qendër”, u shpreh tutje ai./ KlanKosova