Nënkryetari i Rahovecit monitoroi procesin e aplikimit të fermerëve për pagesa direkte/subvencione për vitin 2024
18 mars 2024
| 14:22
Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të kryetarit, Ali Morina, ka vizituar zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të parë nga afër procesin e aplikimit të fermerëve për pagesa direkte/subvencione për vitin 2024, për 28 nënsektorë dhe kultura bujqësore.
Gjatë kësaj vizite u tha se Komuna e Rahovecit i ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces të rëndësishëm, duke i hapur zyrat për aplikim edhe në Krushë të Madhe dhe Ratkoc.
Pranimi i aplikacioneve për sektorët të cilët do të mbështeten përmes programit për pagesa direkte për vitin 2024 është i hapur deri më 12 prill 2024, në orën 16:00.