Nënkryetari i Sindikatës: Drejtori i ri menaxhues i KEK-ut nuk dëshiron takim me ne para janarit

10 dhjetor 2021 | 20:22

Nënkryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica është ankuar për raportin në mes të punëtorëve të KEK-ut dhe menaxhmentit.

Ai ka thënë se drejtori i ri menaxhues nuk po i pret në takim para 18 janarit, teksa theksoi se kanë kërkesa urgjente.

“Ka ndryshuar komunikimi i menaxhmentit me sindikatën. Është totalisht injorante. Para 10 dite kemi kërkuar takim me drejtorin menaxhues. Ai na ka shkruar dhe na ka thënë që do të takohemi më 18 janar dhe jo më herët, teksa kërkesat e tona janë urgjente për arsye se kemi shumë punëtorë që vdesin për shkak të sëmundjeve profesionale që i marrin në vendin e punës e për ata patjetër që duhet të bëhet diçka”, ka thënë Llumnica.

Ai deklaroi se nuk po u respektohen as të drejtat që u takojnë me Ligjin e Punës.

“Të drejtat e ligjshme që burojnë nga Ligji i  Punës nuk respektohen. Çfarë presim ne në sektorin privat kur një ndërmarrje publike më e fuqishmja në vend nuk i respekton të drejtat e ligjshme që burojnë nga Ligji i Punës”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, në protestën e organizuar sot, punëtorët e KEK-ut i patën këto pesë kërkesa:

1. Në rastin kur punëtori i ndërrohet vendi i punës si rezultat i nevojës për ristrukturimin apo organizimin e ri të punës, punëtorit i zvogëlohet edhe paga, e që është shkelje ligjore;

2. Pastaj orari i plotë i punës zgjat 40 orë në javë sipas ligjit kurse punëtorët me ndërrime brenda muajit kanë më se paku dy javë që punojnë nga 48 orë në javë dhe ato 8 orë që punojnë shtesë jashtë orari nuk i paguhen si të tilla si dhe  nuk paguhen 50 % për qind në orë për punë gjatë fundjavës;

3. Me ligjin e punës i punësuari i cili punon në punët dhe detyrat e punës për të cilat përkundër aplikimit të masave mbrojtëse nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme, ka të drejtë në pushim vjetor në kohëzgjatje së paku prej tridhjetë (30) ditësh pune, për vitin kalendarik.

Kurse pikat nga marrëveshja kolektive të cilat nuk kërkojnë kosto të lartë janë:

1. Një ditë pune, për ndërrimin e vendbanimit të punëtorit, gjegjësisht, familjes së punëtorit; deri në tri ditë pune, për fatkeqësitë elementare;

2. Nëse i punësuari, nuk i arrin rezultatet e përcaktuara në Kontratën  Punës, pa fajin e tij, atij i takon 100% të pagës bazë, për shembull te ne kur muaj i ka më pak se 22 ditë pune nuk e arrin pagën bazë;

4. Kompensimi i pagës gjatë largimit të përkohshëm Gjatë kohës së largimit të përkohshëm nga puna, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit në pagë, në lartësi prej 50%;

5. Në rastin vdekjes së anëtarit të familjes së ngushtë të punëtorit të kanë drejt për ndihmë solidare nga dy paga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Mjekëve të Kosovës e mbështet vendimin e Qeverisë…