Nënkryetari i komunës së Prishtinës në uniformë të UÇK-së
22 qershor 2018
| 00:32
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka pritur në takim disa bashkëluftëtarë.
Xhevdet Qeriqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Selim Pacolli ka qenë pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ka dhënë një kontribut të madh në luftën për liri.
“Me Selimin biseduam për problemet dhe hallet me të cilat po përballen kategoritë e luftës, duke u bazuar në sinqeritetin e tij, jam i bindur se secilen kerkesë të tyre do ta shqyrtoj seriozisht dhe do t’u dalë në ndihmë në bazë të kompetencave që ia lejon ligji”, ka shkruar Qeriqi.