Nënkryetari Lushtaku inspekton punimet e asfaltimit të rrugëve në Kopiliq
02 gusht 2019
| 16:11
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka dalë në terren së bashku me inxhinierët e kësaj komune për të inspektuar punimet e projektit të asfaltimit të mbi tri kilometrave rrugë, përkatësisht segmente e degëzime në lagjen “Havolli” dhe rruga “Pavarësia” në Kopiliq.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” rreth ecurisë së këtij projekti ka shkruar kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.
Ai ka thënë se ky projekt që është nisur vetëm pak ditë më parë, sipas të gjitha parashikimeve pritet të përfundojë shumë shpejt. “Banorët tanimë nuk do të vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore me standarde të pranuara”, ka shkruar Jashari.
/Epoka e re/