Nënkryetarja e LDK-së: Qeveria s’ka strategji për politikën e jashtme

16 maj 2021 | 13:36

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) kanë kritikuar programin e Qeverisë së Kosovës për politikën e jashtme.

Nënkryetarja e kësaj partie dhe koordinatorja e departamentit për politikë të Jashtme, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se programi i qeverisë është sipërfaqësor, shkruan “Epoka e re”.

Mjekiqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrime ndaj shumë çështjeve prej se ka ardhur në pushtet.

“LDK-ja e konsideron të rëndësisë të jashtëzakonshme konsolidimin e politikës së jashtme të Kosovës. Përfaqësimi i interesave të qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioritet për secilën qeveri, por programi i qeverisë për politikën e jashtme është i natyrës dëshirore. Me një fjalë, s’ka strategji, s’ka plan veprimi. Programi nuk përmban asnjë fjalë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Interpol e të tjera. Qeveria ka mungesë të strategjisë për njohje të reja. Qeveria nuk e shpjegon se si do të arrihen fondet e IPA-s. Nuk ka strategji as për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne e konsiderojmë që procesi i heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës është i vonuar. Bashkëpunimi me Shqipërinë përmendet në vetëm një paragraf, ndryshe nga premtimet gjatë zgjedhjeve të cilat nuk po konkretizohen”, ka thënë Mjekiqi në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja e dashur për publikun, Tayna, prej disa ditësh ndodhet…