Nënkryetarja e LDK-së thotë se Kurti udhëtoi për në Bruksel pa platformë për dialogun

27 prill 2021 | 14:19

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shqipe Mjekiqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas saj ka udhëtuar në Bruksel pa kurrfarë platforme për dialog.

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti, jo vetëm që nuk ka ofruar një platformë të tillë, por nuk ka prezantuar as planin e saj qeverisës edhe një muaj pas fillimit të mandatit.

“Lëvizja Vetëvendosje deklaronte se dialogu nuk është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti. Por, po del që dialogu është në plan të parë, madje edhe para programit qeverisës. Sot, kur kryeministri Kurti ka udhëtuar për Bruksel, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë fare njohuri për atë se mbi bazën e çfarë platforme për dialog kryeministri Kurti ka marrë këtë rrugë. Qeveria jo vetëm që nuk ka ofruar një platformë të tillë por, madje, nuk ka prezantuar as planin e saj qeverisës edhe një muaj pas fillimit të mandatit. Duhet transparencë para qytetarëve dhe atë jo në formë selektive”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Buffon, ndonëse në moshë 43-vjeçare, ende nuk ka ndërmend…