Nënkryetarja e LV-së: Ka vullnet për arritjen e marrëveshjes me LDK-në
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, ka thënë se ka vullnet të dyanshëm politik që të arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje LV-LDK.
“Ka vullnet të dyanshëm politik. LV-ja, me bindje të plotë e them se ka qenë shumë korrekte. LV-ja përkundër faktit se ka dalë e para është subjekt fitues, ka pasur një partneritet të mirëfilltë me LDK-në. Ta kemi kryeministrinë nga radhët tona edhe kryeparlamentarin. Presidenti ka qenë në fillim, ne nuk kemi pretenduar të jetë nga LV-ja”.
“Tani jemi ku jemi, edhe një herë po e rikonfirmoj vullnetin e dy palëve. Ne nuk e kemi përmbyllë dhe të dyja palët janë duke bërë maksimalisht që të ndodhë edhe një takim. Shumë shpejt do të ndodhë. Kemi afatet kushtetuese, nuk dihet se kurë”, ka thënë Kollçaku-Mullhaxha.