Nënkryetarja e LV-së reagon pas kërkesës së Thaçit për propozimin e mandatarit për qeverinë e re
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dërguar letër kryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të propozuar një kandidat të ri për formimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të qeverisë Kurti.
Me këtë rast, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se është duke ndodhur “grabitja e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën”.
“Nga PAN-i te PLAN-i. Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. #nukkalon”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku n` llogarinë e vet në “Facebook”.
Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se duhet vendi të shkojë në zgjedhje të reja pasi të përfundojë pandemia Covid-19, ndërsa partitë tjera janë në favor të një qeverie të re.