Nënkryetarja e LV-së: Të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë
22 dhjetor 2020
| 13:24
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka arritur në Presidencë, aty ku po mbahet takimi i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Shkurtimisht, Mulhaxha-Kollçaku është deklaruar para medieve. Ajo ka thënë se është vendim meritor e i drejtë ai që ka marrë Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.
“Kjo qeveri që nga fillimi ishte ilegjitime, një qeveri që e grabiti pushtetin. Presim më të mirën. Ka aq shumë disponim, saqë të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë”, ka thënë ajo.