Nënkryetarja e PDK-së: Deklarata e ministres Nagavci për numrin e çerdheve, mashtrim
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbëria Nagavci, për numrin e ndërtimit të çerdheve në këtë mandat qeverisës.
Ajo ka bërë me dije se shifra e përmendur nga Nagavci është mashtrim.
Çitaku ka shkruar në “Facebook” se ministrja e Arsimit po bën përpjekje për manipulim.
“Nëse i referohemi situatës me ndërtimin e çerdheve të reja, nëse e shohim në përqindje, çerdhet e reja gjatë periudhës trevjeçare të qeverisjes janë për 850 për qind më shumë sesa që janë realizuar gjatë periudhës 2003-2020”. Me 4 çerdhe të ndërtuara gjatë mandatit të qeverisë Kurti, edhe një 3 vjeçar me njohuri bazike të matematikës do ta dinte që deklarata e ministres Nagavci është e pasaktë. Është mashtrim. Është përpjekje dilitanteske për manipulim. Në fakt, propaganda dhe mashtrimi është fusha e vetme ku kjo qeveri merr notë kaluese”, ka shkruar Çitaku.