Nënkryetarja e PDK-së: Në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve e sheh si kërcënim

10 maj 2023 | 11:44

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim.

Ajo ka thënë se në demokracitë liberale, Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet dhe ambiciet e politikanëve të papërgjegjshëm.

“Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim.  Në demokracitë liberale  Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambiciet, e ndonjëherë edhe dëlirët e politikanëve të papërgjegjshëm.  Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka…