
Nënkryetarja e PDK-së për arrestimin e tre policëve: Ky nuk është vetëm një akt agresioni, kjo është çmenduri
14 qershor 2023
| 16:09
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pasi tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.
Çitaku ka thënë se ky nuk është vetëm një akt agresioni, por sipas saj është çmenduri.
Madje, ajo në “Twitter” ka publikuar edhe arrestimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.
“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës. Ky nuk është vetëm një akt agresioni. Kjo është çmenduri”, ka shkuar Çitaku.
Three Kosovo Police officers have been kidnapped by Serbian Forces, inside the territory of #Kosovo.
This is not only an act of aggression. This is maddens. pic.twitter.com/V1GSH5iEwW
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) June 14, 2023