Nënkryetarja e PDK-së për Rexhep Selimin: Në luftë të kam njohur si trim, sot si piktor

25 nëntor 2022 | 16:36

Në ambientin e Muzeut Kombëtar të Kosovës të premten është hapur ekspozita me 110 piktura të 10-shit të UÇK-së, Rexhep Selimit, që është një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Selimi, i cili po mbahet në Hagë nga Gjykata Speciale, këtë ekspozitë e ka quajtur “Në garë me botën gri”.

Pikturat e Selimit trajtojnë tema të ndryshme me motive kombëtare dhe patriotike.

Në librin e kujtimeve të kësaj ekspozite janë shkruar fjalët më të mirë për Selimin, duke nisur nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Të kam njohur si trim, si ushtar, në politikë si këmbëngulës, si tekstshkrues, ndërsa sot të njoh edhe si piktor. 10 në të gjitha. Po na mungon, ke me u kthy shpejt”, ka shkuar Çitaku.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vllaznim Kelmendi Hazir Sylë Kelmendi,i mbijetuari i masakrës së Tivarit.…