Nënkryetarja e Vushtrrisë, Hava Mlinaku, kandidate për deputete në listën e PDK-së me numër 66

13 dhjetor 2024 | 22:46

Znj. Hava Mlinaku, aktualisht Nënkryetare e Komunës së Vushtrrisë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në zgjedhjet komunale të vitit 2021, znj. Mlinaku shënoi një arritje të jashtëzakonshme, duke u renditur si gruaja më e votuar në PDK, me plot 542 vota. Ky rezultat është një dëshmi e fuqishme e besimit që qytetarët kanë ndaj saj dhe angazhimit të saj të palodhshëm për të përfaqësuar interesat e tyre.

Me këtë kandidaturë, znj. Hava Mlinaku synon të sjellë në Parlamentin e Kosovës përkushtimin, përvojën dhe vizionin e saj për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

#PDK #HavaMlinaku #66 #mamirë

Njoftimi i plotë i Hava Mlinakut:

Të dashur qytetarë, miq dhe familjarë!

Me shumë krenari dhe përkushtim, po nis një rrugëtim të ri në jetën time, duke iu bashkuar garës për deputete në Parlamentin e Kosovës. Ky vendim është një sfidë e re, por edhe një mundësi për të përfaqësuar qytetarët tanë në nivelin më të lartë të përfaqësimit.

Karriera ime deri më sot është ndërtuar me punë dhe angazhim të pandalshëm. Fillimisht kam punuar në sektorin bankar, më pas si deputete në nivelin lokal, drejtoreshë e administratës në Komunën e Vushtrrisë dhe aktualisht kam nderin të shërbej si Nënkryetare e Komunës së Vushtrrisë. Sot, jam e gatshme të ndërmarr këtë hap të ri, duke kërkuar besimin tuaj për t’ju përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës. 🇽🇰

Faleminderit nga zemra Partisë Demokratike të Kosovës, degës në Vushtrri dhe qendrës në Prishtinë, që më dha besimin dhe mundësinë të jem pjesë e kësaj gare. PDK ka dëshmuar përherë se si duhet qeverisur vendi dhe si të ndërtohet e ardhmja jonë e përbashkët. Jam shumë falënderuese që do të jem pjesë e ekipit të kryeministrit tonë të ardhshëm, z. Bedri Hamza, një lider i përkushtuar dhe vizionar, i cili do ta udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit dhe progresit.

Liria e Kosovës është e shenjtë dhe është e arritur falë sakrificave të dëshmorëve të rënë për liri dhe martirëve, invalidëve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë gjithçka për këtë vend, brez pas brezi. Përgjegjësia jonë është ta nderojmë atë sakrificë duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Me z. Bedri Hamza si kryeministër, e ardhmja jonë do të jetë më e ndritur, më e drejtë dhe më e sigurt.
Hava Mlinaku #66
#BedriHamzaKryeministër #MaMire

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka reaguar ndaj videos ku shihet emblema…