Nënkryetarja Mjekiqi: Në LDK jam anëtarësuar më 20 mars 2021
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shqipe Mjekiqi-Sadiku, ka thënë se zyrtarisht u anëtarësuar në këtë parti më 20 mars të këtij viti.
Ajo ka treguar për ftesën që ka marrë ka lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku që të bëhet anëtare e kryesisë, ku edhe pastaj Mjekiqi u bë nënkryetare e kësaj partie
“Gjithmonë rrugët e mija janë lidhur me rrugët e LDK-së. Nuk kam qenë ë anatarësuar formalisht. Për herë të parë u antarësova më 20 mars. Kisha një ftesë nga Abdixhiku, por ftesa nuk ishte, ai e bëri me dije që e kishte diskutuar brenda partisë me anëtarë të tjerë, me të cilët kam punuar një kohë ose tjetrën, kryesisht në pozitën e këshilltares së integrimeve evropiane. Në bazë të atyre diskutimeve që i kanë pasur mes vete, kanë ardhur në përfundim që Shqipe Mjekqi gëzon një mbështetje”, thotë Mjekiqi.
Ajo madje tha se u prit mirë në LDK, dhe se ka kohë që ajo ta tregojë veten dhe kontributin e saj.
“U prita mirë, do të ketë kohë për mua ta tregoj për veten time dhe për kontributin që do ta jap në LDK. Në LDK u ndjeva mirë, aty gjeta disa njerëz, sic e thash jam takuar por edhe kam qenë nkontakt në një formë ose tjetrën”, shtoi ajo në Rubikon.