Nënkryetarja serbe e Mitrovicës së Veriut: Përmbytjet nuk pyesin se kush je
Katarina Agjançiq, ish-punonjëse e Administratës Tatimore të Kosovës, ka pranuar pozitën e nënkryetares së Mitrovicës së Veriut.
Edhe pse ka dalë kundër shumicës së bashkëvendësve të saj serbë në veri të Kosovës, të cilët i kanë bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, Agjançiq thotë se nuk ka frikë e as sigurim.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ajo i përshkruan si “normale” marrëdhëniet e saj me partinë kryesore të serbëve – Lista Serbe.
Vendimin për të dalë kundër mosgatishmërisë së tyre për t’i dhënë fund bojkotimit të institucioneve të Kosovës tash e gjashtë muaj, Agjançiq thotë se e ka marrë për faktin se nuk ka mundur të qëndrojë duarkryq kundrejt pasojave që ka shkaktuar mosfunksionimi i institucioneve në katër komunat në veri të Kosovës.
Intervista e plotë: https://www.evropaelire.org/a/katarina-agjanciq-nenkryetare-e-mitrovices-se-veriut-/32422877.html