Nenonatologjia furnizohet me 13 inkubatorë dhe 5 infratavolina
21 nëntor 2019
| 14:11
Në Neonatologji kanë arritur inkubatorë të rinj, sipas kërkesës së klinikës, e bazuar në nevojën për aparaturë shtesë, në mënyrë që të ofrohen shërbime të mjaftueshme dhe më cilësore për fëmijët e lindur para kohe.
“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka blerë 13 sosh, njëri prej tyre inkubator transportues dhe 5 infratavolina”, është bërë me dije në njoftimin e QKUK-së.
Sipas këtij njoftimi të QKUK-së, furnizimi i Qendrës Klinike Universitare dhe spitaleve të përgjithshme me aparaturë të re, është parë si nevojë e domosdoshme nga menaxhmenti i SHSKUK-së, për ta përmirësuar gjendjen në ofrimin e shërbimeve dhe përmirësimit të kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë.
/Epoka e re/