Nënpresidenti i Federatës Evropiane të Boulingut viziton KOK-un

26 nëntor 2024 | 15:15

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot nënpresidentin e Federatës Evropiane të Boulingut (EBF), Marios Nicolaides.

Nicolaides shoqërohej nga drejtuesit e Federatës së Boulingut të Kosovës (FBOUK), kryetari Blerim Berila, sekretari i përgjithshëm, Bekim Bajrami dhe anëtari i federatës, Nysret Haziri.

“Palët biseduan për gjetjen e mundësive të bashkëpunimit mes KOK-ut, EBF-së dhe FBOUK-së, për zhvillimin dhe masivizimin e mëtutjeshëm të këtij sporti në Kosovë, me theks të veçantë zhvillimin e infrastrukturës sportive”, thuhet në njofton e KOK-ut.

Presidenti Krasniqi, konfirmoi bashkëpunimin e mirë me FBOUK-në, me të cilën mburret për punën dhe përkushtimin e deritashëm dhe vetë prania e nënpresidentin Nicolaides, tregon besueshmërinë dhe respektin që ka krijuar federata jonë në instancat ndërkombëtare.

May be an image of 3 people and text

 

 

May be an image of 6 people, shoes, suit and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avionët luftarakë të Izraelit e goditën një ndërtesë banimi në…