Nënsekretarja amerikane, Kurtit: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka thënë se ka pasur një “diskutim të thellë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Allen ka publikuar në platformën “X” disa fotografi nga ky takim, ndërsa ka shkruar se “Kosova i përket BE-së dhe NATO-s”, duke përmendur kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.
“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Allen.
Paraprakisht, diplomatja amerikane, Liz Allen është takur me presidenten Vjosa Osmani, të cilën e falënderoi për punën që tha se po e bën ajo për t’i mbajtur pozitive marrëdhëniet.
Ato kanë biseduar edhe për “çështjet kritike të rrugëtimit euroatlantik të Kosovës”, ndërsa Allen më pas ka treguar se ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si hap kryesor në rrugën e anëtarësimit euroatlantik.
Appreciated the insightful discussion with Kosovan Prime Minister @AlbinKurti. Kosovo belongs in the EU and in NATO. We look for full implementation of all agreements Kosovo and Serbia have made under the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/gfHr0RQvh5
— Liz Allen (@UnderSecPD) May 19, 2024