Nënshkrimi i marrëveshjes Beograd-Moskë, ministri Mehaj: Koha për të sanksionuar Serbinë

25 shtator 2022 | 12:42

Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme. Marrëveshja e cila u nënshkrua nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe atij të Rusisë, Sergey Lavrov, ka nxitur reagime të shumta.

Së fundmi lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Mehaj përmes një postimi në “Twitter: ka shkruar se është koha për të sanksionuar Serbinë.

“Kandidati kryesor për t’u anëtarësuar në BE – Serbia sapo nënshkroi një marrëveshje për të koordinuar politikën e saj të jashtme me MPJ-në e Rusisë. Për lajme që kërcënojnë sigurinë në rajon dhe më gjerë! Koha për të sanksionuar Serbinë!”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sali Bislimi Drejtësia selektive njëetnike e Gjykatës Penale Ndërkombëtare…